Kjo është Diferenca midis Liderit dhe Menaxherit
Shpeshherë në botën e biznesit dhe menaxhimit ngatërrohen dy role thelbësore: lideri dhe menaxheri. Në pamje të parë mund të duken të ngjashëm, por në realitet ndikimi i tyre në ekip dhe mënyra si drejtojnë është shumë e ndryshme.
Lideri – Ai që tërheq dhe frymëzon
Lideri është ai që shikon përtej detajeve të përditshme. Ai përcakton drejtimin, komunikon vizionin dhe motivon njerëzit që ta ndjekin. Një lider nuk e ka gjithmonë zgjidhjen e saktë, nuk është gjithmonë “i pagabueshëm”, por ai ka një cilësi të veçantë: di të frymëzojë dhe të ndajë një objektiv të përbashkët.
Madje, edhe nëse lideri nuk është i pranishëm, ekipi vazhdon punën, sepse vizioni dhe qëllimi janë të qarta.
Menaxheri – Ai që shtyn dhe kontrollon
Menaxheri, nga ana tjetër, është ai që kujdeset për proceset, afatet dhe detajet. Ai është i përqendruar në funksionim, në menaxhimin e burimeve dhe në zbatimin e planit. Por shpesh, nëse menaxheri nuk është prezent, çdo gjë ndalon. Arsyeja? Sepse njerëzit presin udhëzime dhe miratim për çdo hap.
Diferenca thelbësore
Diferenca më e madhe qëndron tek mënyra e ndërveprimit me ekipin:
- Menaxheri thotë çfarë të bësh.
- Lideri të stërvit si ta bësh atë që duhet bërë, në mënyrë që të bëhet pjesë e natyrshme e zhvillimit tënd profesional.
Prandaj, një organizatë ka nevojë për menaxherë që strukturojnë dhe monitorojnë, por mbi të gjitha për liderë që frymëzojnë, motivojnë dhe japin drejtimin.
Gerhard Dibra une Jam Fuqia Ime