Boll Mendove për Të Tjerët – Kupto Vlerën Tënde

boll mendove për të tjerët – kupto vlerën tënde 2

Boll Mendove për Të Tjerët – Kupto Vlerën Tënde

Shumë herë ne bjerë në kurthin e të menduarit se njerëzit rreth nesh duhet të na kuptojnë. Presim që të shohin sakrificat tona, lotët që kemi derdhur, netët pa gjumë, betejat që kemi kaluar brenda vetes dhe luftën për të rifilluar nga e para. Por e vërteta është e thjeshtë dhe shpesh e dhimbshme: askush nuk mund ta kuptojë deri në fund atë që vetëm ti e ke jetuar.

Ndoshta ka pasur ditë kur ke menduar se nuk do t’ia dilje. Momente ku zemra ishte e lodhur, ku shpresa dukej e largët dhe ku edhe frymëmarrja dukej e rëndë. Por sot je ende këtu. Jo vetëm që je këtu, por je më i fortë se kurrë më parë. Çdo lot ka qenë një gur në themelet e forcës sate. Çdo rënie ka qenë një hap më afër ringritjes. Dhe fakti që nuk u ndale, është prova më e madhe e vlerës tënde.

Ti nuk ke nevojë për konfirmim nga askush. Nuk ka rëndësi nëse dikush tjetër e sheh apo jo. Nuk ka rëndësi nëse të tjerët e pranojnë apo e mohojnë. Sepse e di ti, brenda vetes, se sa larg ke ardhur. E di ti sa herë ke luftuar kur të gjithë mendonin se do dorëzoheshe. E di ti sa herë ke rifilluar nga zero, edhe kur shpresa dukej e shuar.

Ndoshta ende nuk je aty ku do të doje të ishe. Ndoshta rruga është e gjatë dhe shtegu përpara duket i vështirë. Por mos harro një gjë: ti nuk je më aty ku ishe dikur. Hapi i parë drejt ndryshimit nuk është gjithmonë të arrish menjëherë destinacionin e ëndrrave të tua. Hapi i parë është të largohesh nga vendi ku nuk ndihesh mirë. Të çlirohesh nga ajo marrëdhënie që të shteroi, nga ajo punë që të mbyti, nga ajo situatë që të ngriti barriera.

Dhe ky është çelësi: jo gjithmonë bota do të të kuptojë. Por nëse ti e kupton veten, nëse e ndien brenda shpirtit tënd se po ecën në drejtimin e duhur, atëherë ke fituar betejën më të madhe. Me kohën, edhe të tjerët mund ta kuptojnë. Por kjo nuk është detyra jote. Detyra jote është të jesh i vetëdijshëm që ke pasur guximin të mos dorëzohesh.

Sepse luksin më të madh që njeriu mund të ketë në jetë nuk është të kuptohet apo të duartrokitet. Është të jetojë me vetëdijen se ka pasur kurajon të vazhdojë, të ngrihet, të ecë përpara – edhe kur askush nuk besonte tek ai. Dhe ky është “premiumi” i vërtetë i jetës.

Gerhard Dibra une Jam Fuqia Ime

Social

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *