Forca e Ngjyrave dhe Pse E Zeza Mund të Ulë Energjinë e Trupit
Shumë njerëz mendojnë se e zeza është simbol elegance dhe serioziteti, por pak e dinë se kjo ngjyrë, nga pikëpamja energjetike, është një ngjyrë pa reflektim drite, pra nuk ushqen fushën tonë energjetike, përkundrazi e thith atë. Kur përdoret shpesh në veshje, mobilim, pajisje teknologjike ose hapësira të brendshme, e zeza mund të shkaktojë lodhje energjetike, ulje vitaliteti dhe bllokim të qarkullimit të energjisë në aura dhe chakra.
Pse e zeza dobëson trupin energjetik?
Qendrat tona energjetike (chakrat) ushqehen nga drita dhe reflektimi i ngjyrave. E zeza i bllokon këto rrjedha. Për shembull, një njeri që vesh çdo ditë rroba të zeza, sidomos pranë zonës së zemrës ose kokës, ndjen më shumë lodhje, stres dhe vështirësi për t’u rikuperuar nga rraskapitja mendore dhe emocionale.
Fëmijët dhe rëndësia e ngjyrave të lehta
Dikur, librat për fëmijë shkruheshin me ngjyrë blu, dhe nxënësit përdornin stilolaps blu, gjë që ndihmonte përqendrimin dhe qetësinë mendore. Sot, shumica e librave shkollorë janë në të zezë, duke lodhur shumë shpejt sistemin nervor të fëmijëve.
Ngjyrat dhe sportistët
Edhe sportistët që dalin në fushë me uniforma të zeza humbasin energji më shpejt. Qendrat energjetike mbyllen dhe trupi detyrohet të punojë vetëm me rezervat e brendshme, duke shkaktuar lodhje të menjëhershme dhe performancë më të ulët.
Chakrat dhe ndikimi i drejtpërdrejtë
- Chakra e zemrës ushqehet nga ngjyrat jeshile dhe rozë
- Chakra e kurorës (koka – sahasrara) ushqehet nga e bardha
Prandaj mbajtja e kapelave të zeza, shalleve të zinj, apo lyerja e flokëve në të zezë ul frymëmarrjen energjetike të trurit, duke sjellë:
- mungesë përqendrimi,
- nervozizëm,
- tension mendjor,
- dhimbje koke.
Ndryshe, popujt që përdorin kapela të bardha (shembull: shqiptarët me qeleshen e bardhë), kanë mendim më të pastër, frymëzim më të fortë dhe lidhje më të lehtë shpirtërore.
Pse çorapet dhe këpucët e zeza dëmtojnë qarkullimin energjetik?
Përmes shputave të këmbëve trupi shkarkon energjitë e tepërta dhe toksinat energjetike. Kur mbajmë këpucë ose çorape të zeza, ky proces bllokohet. Si pasojë:
- fryrje të këmbëve,
- lodhje e shpejtë fizike,
- tension i organeve të brendshme.
Ecja zbathur, sidomos në natyrë ose në ujë, është pastrimi më natyral energjetik.
Mjedisi i punës
Një biznesmen që ndërton zyrën me:
- mobilje të zeza
- kompjuter të zi
- karrige të zezë
- dekor të errët
krijon një ambjent pa rrjedhje energjie, i cili nuk favorizon kreativitetin, fokusin apo mirëqenien. Në atë lloj ambienti, energjia e trupit bie dhe me kalimin e kohës shfaqen lodhje kronike dhe sëmundje.
Cilat ngjyra janë më të shëndetshme?
Zona e trupit | Ngjyra pozitive |
Koka / mendja | E bardhë, vjollcë e hapur |
Zemra / emocioni | Rozë, jeshile |
Vitalitet / energji | Blu e hapur, aqua |
Stabilitet / trup | Bezhe, gri e hapur, kafe e butë |
Gerhard Dibra une Jam Fuqia Ime