Forca e Veprimit: Si të Ndërtojmë Siguri dhe Vetëbesim
Shpesh dëgjojmë fjalë të mëdha rreth motivimit, por në realitet nuk është gjithmonë motivimi ai që na shtyn përpara. Ajo që na duhet më shumë është veprimi i vazhdueshëm – prova e përditshme që na forcon dhe na bën të rritemi.
1. Autostima nuk ndërtohet nga fjalët, por nga provat
Nëse nuk ke autostimë, mos prit që motivimi të të shpëtojë. Ajo që të duhet është të provoshe veten çdo ditë, të bësh gjëra që mendon se nuk i arrin. Çdo herë që e kalon një pengesë, edhe të vogël, bëhesh më i fortë dhe ndërton një shtresë të re besimi mbi veten.
2. Vepro edhe kur ke frikë
Siguria në vetvete nuk vjen kur frika zhduket, por kur vepron pavarësisht frikës. Sa herë që ndërmerr hapa përpara, edhe me zemrën që rreh fort, frika zvogëlohet dhe ti rritesh. Veprimi është ilaçi më i mirë kundër pasigurisë.
3. Mos kërko të impresionosh të gjithë
Sa më shumë njerëz përpiqesh të impresionosh, aq më pak impresionues bëhesh. Autenticiteti është forca jote më e madhe. Një njeri që është vetvetja tërheq shumë më tepër respekt sesa dikush që përpiqet t’i përshtatet të gjithëve.
4. Lejoje veten të dukesh i papërkryer
Sa më i gatshëm të jesh të dukesh i pasigurt, i painformuar, apo edhe qesharak, aq më shpejt do të mësosh në të vërtetë. Vetëm ata që guxojnë të bëjnë gabime, janë ata që rriten më shpejt.
5. Rrethoje veten me njerëz më ambiciozë
Një nga rrugët më të sigurta drejt rritjes është të gjesh njerëz më ambiciozë se ti. Energjia e tyre të shtyn të bëhesh versioni më i mirë i vetes. Pastaj, sfido veten të jesh edhe më ambicioz se ata.
6. Nuk ka rëndësi kur fillon, rëndësi ka që fillon
Mund të duket sikur është vonë për të filluar diçka, por e vërteta është ndryshe: nuk është kurrë vonë. Sekreti është të fillosh. Dikush që nuk ndalon së rifilluari është pothuajse i pamposhtur. Çdo rifillim është një version më i fortë i vetes tënde.