Mbivlerësimi apo zhvlerësimi i vetes

mbivlerësimi apo zhvlerësimi i vetes

Mbivlerësimi apo zhvlerësimi i vetes: Si ta gjejmë ekuilibrin e brendshëm

Nëse e vlerësojmë veten tepër ose e zhvlerësojmë, shpesh ka diçka që nuk shkon. Fiksimi pas vlerësimit – qoftë pozitiv, qoftë negativ – është një shenjë e një ndjenje të thellë pamjaftueshmërie. Kur mendja jonë është vazhdimisht e zënë me pyetje si “A jam më i mirë apo më pak i mirë se të tjerët?”, kjo do të thotë që brenda vetes kemi një boshllëk që kërkon krahasim dhe konfirmim.

Në fakt, krahasimi me të tjerët është një shenjë e qartë e zhvlerësimit të vetes. Pse? Sepse në momentin që kemi nevojë të shohim se ku qëndrojmë në raport me dikë tjetër, po pranojmë se nuk jemi mjaftueshëm të plotë si individë. Kjo ndjenjë shpesh buron që në fëmijëri, nga mënyra si prindërit tanë na kanë dhënë ose jo miratim, dashuri dhe mbështetje emocionale.

👉 Zgjidhja nuk është të krahasohemi me botën, por me vetveten. Pyetja e vërtetë duhet të jetë: “A jam sot më i mirë, më i aftë dhe më i qetë se dje?”
Nuk kemi nevojë të fitojmë mbi të tjerët, sepse ajo nuk është një fitore reale. Është thjesht një përpjekje për të mbuluar ndjenjën e brendshme të autocvlerësimit.

Vetëvlerësimi i shëndetshëm nuk kërkon krahasim, por ndërtim gradual të vetëbesimit dhe pranimit. Vetëm kur e kuptojmë se nuk kemi nevojë të dëshmojmë asgjë për askënd, fillojmë të përjetojmë lirinë e vërtetë emocionale.

✨ Prandaj, mëso të shohësh përparimin tënd, jo diferencën me të tjerët. Mëso të ndërtosh vetëbesim, jo krahasim. Dhe mbi të gjitha, mos harro: vlera jote nuk përcaktohet kurrë nga sytë e të tjerëve, por nga mënyra si e sheh dhe e pranon veten tënde.

Gerhard Dibra une Jam Fuqia Ime

Social

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *