Biznesi është si palestra – nuk shpërblen fjalët, shpërblen veprimin

biznesi është si palestra – nuk shpërblen fjalët, shpërblen veprimin Gerhard Dibra

Biznesi është si palestra – nuk shpërblen fjalët, shpërblen veprimin

Nëse mendon se biznesi është vetëm fat apo lidhje, e ke gabim. Biznesi është njësoj si palestra: nuk shpërblen atë që flet, por atë që vepron. Nuk ka rëndësi sa vjeç je, nga vjen apo sa ndjekës ke në rrjete sociale – rëndësi ka vetëm një gjë: sa i gatshëm je të shkosh më tej çdo ditë.

Bota nuk shpërblen qëllimet e mira. Bota shpërblen qëndrueshmërinë, disiplinën dhe përkushtimin. Ajo nuk të pyet çfarë planesh ke bërë, por shikon se sa je i aftë t’i zbatosh ato me vendosmëri, edhe kur nuk sheh rezultate të menjëhershme. Çdo ditë që ti investon në ndërtimin e diçkaje, çdo vendim që merr, çdo përpjekje që bën – rrit vlerën tënde. Edhe kur duket sikur je në vendnumëro, në realitet po forcon muskujt e suksesit tënd.

Prandaj biznesi nuk është thjesht “punë”. Biznesi është fjalë për fjalë një fushë stërvitjeje:

  • Një vend ku mëson të marrësh vendime të vështira.
  • Një vend ku mëson të mbash presionin pa u thyer.
  • Një vend ku stërvitesh për të qenë njeriu që nuk e arrin suksesin vetëm, por që di ta mbajë atë pa u autoshkatërruar.

Nëse në palestër fiton forcë dhe qëndrueshmëri fizike, në biznes fiton forcë mendore, strategji dhe karakter. Lodhia është reale. Rruga është e gjatë. Strategjia është e domosdoshme. Karakteri është gjithçka.

Dhe ja sekreti: ata që ja dalin nuk janë gjithmonë më të zgjuarit, as më të talentuarit. Ata janë thjesht ata që nuk e ndalojnë stërvitjen. Ashtu si në palestër, kush nuk lë ditën pa ushtruar, është ai që përfundon duke pasur rezultatet më të mëdha.

Pra, nëse do sukses në biznes, mos u gënje nga moda, fasadat apo titujt. Kujtohu: biznesi nuk shpërblen ëndrrat, por disiplinën. Nuk shpërblen fjalët, por veprimet. Nuk shpërblen fillimet, por këmbënguljen.

👉 Pyetja e vetme që duhet t’i bësh vetes çdo mëngjes është: a jam gati të stërvitem sot?

Gerhard Dibra un Jam Fuqia Ime

Social

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *