Çfarë bëjmë?
Exelent Construction Buy & Sell ofron zgjidhje të integruara në fushën e konstruksionit, rikonstruksionit, projektimit arkitektonik dhe interior design, duke menaxhuar çdo fazë të projektit nga analiza fillestare deri te dorëzimi final. Shërbimet tona realizohen dhe mbikëqyren nga stafi ynë profesional, inxhinierë të licencuar dhe bashkëpunëtorë të specializuar rezidentë ose të jashtëm, të përzgjedhur sipas kërkesave të çdo projekti.
Ne ofrojmë ndërtim objektesh të reja, rikonstruksione për vila, apartamente dhe ambiente biznesi, projektim teknik, mbikëqyrje punimesh, koordinim të ekipeve në terren, si dhe përzgjedhje të produkteve dhe materialeve ndërtimore. Çdo projekt realizohet me standarde të larta cilësie, transparencë të plotë, respektim të afateve dhe fokus maksimal në sigurinë, funksionalitetin dhe vlerën afatgjatë të investimit.
