Varfëria nuk është mungesë lekësh, por mungesë idesh dhe guximi
Shpeshherë kur dëgjojmë fjalën “i varfër”, mendja na shkon menjëherë tek mungesa e parave. Por e vërteta është se varfëria e vërtetë nuk lidhet me xhepin, por me mendjen dhe zemrën. Të jesh i varfër nuk do të thotë të mos kesh para – do të thotë të mos kesh ide, kurajë dhe vizion.
Nëse mendon për të pasurit, a e ke pyetur ndonjëherë veten pse ata u bënë të tillë? Nuk është vetëm fat apo trashëgimi. Shumica prej tyre janë pasuruar sepse kanë pasur ide të guximshme, kanë rrezikuar, kanë punuar pa u dorëzuar dhe kanë besuar se rruga drejt suksesit është një udhëtim, jo një hap i menjëhershëm.
Statistikat tregojnë se rreth 85% e të pasurve në botë nuk kanë lindur në familje të pasura. Ata kanë nisur nga e para, shpesh pa asgjë, dhe megjithatë ia kanë dalë. Kjo është një provë e fortë se ka shpresë për të gjithë ne. Nuk do të thotë se të gjithë do të jetojmë me jetë luksi, por mund të krijojmë një stabilitet më të mirë, një të ardhur shtesë, dhe mbi të gjitha – një jetë më të qetë e më të pasur shpirtërisht.
Por çfarë na duhet për ta arritur këtë?
- Ide që të frymëzojnë
- Kurajo për të rrezikuar
- Vullnet për të mos u dorëzuar
- Një ambient pozitiv, me njerëz që të motivojnë
Shoqëria ka një ndikim të madh në jetën tonë. Nëse rrethohesh me njerëz që ankohen, që frikësohen nga çdo hap i ri, atëherë edhe ti do të frenohesh. Por nëse je pranë njerëzve që besojnë tek ëndrrat, që të nxisin dhe të mbështesin, atëherë do të ndihesh i fortë dhe i aftë të ecësh përpara.
Prandaj, mos u frikëso nga rruga e gjatë. Mos u krahaso me askënd. Bëj hapin tënd, gjej idetë e tua, kultivo guximin dhe rretho veten me njerëz që të ngrejnë lart. Sepse suksesi nuk është privilegj i pak njerëzve – është një e drejtë që secili prej nesh mund ta fitojë.
Gerhard Dibra une Jam Fuqia Ime